PLK-ja shpreh përkrahje për Bedri Hamzën si kryeministër

Gjergj Dedaj, udhëheqësi historik i Partisë Liberale të Kosovës, ka hedhur poshtë spekulimet që ai mund të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Dedaj ka bërë të qartë se as ai, as partia e tij, nuk do të jenë në listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Ai ka deklaruar se mbështetja e tij dhe e Partisë Liberale do të shkojë për Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, duke theksuar se do të votojnë për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), siç kanë bërë që nga viti 2007.

Dedaj gjithashtu ka shprehur qëllimin për të vazhduar betejën e tij politike kundër qeverisë aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve me SHBA, BE dhe NATO, si dhe në përparimin e integrimit euroatlantik të Kosovës. Këto qëndrime i ka ndarë me publikun përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *