Pllaka përkujtimore në Prelluzhë, e vendosur që në 2003

Në Vushtrri, disa përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur një fushatë kundër Ferit Idrizit, kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për kryetar, duke e akuzuar për dhënien e lejes për një pllakë përkujtimore për serbët e vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

Megjithatë, Komuna e Vushtrrisë ka mohuar këto pretendime, duke konfirmuar se asnjë leje nuk është lëshuar për këtë qëllim. Komuna ka ofruar si provë një ortofoto nga gjeoportali shtetëror i vitit 2018, e cila dëshmon se pllaka ka qenë e pranishme që atëherë.

Për më tepër, Veriu.info ka siguruar fotografi ekskluzive nga ceremonia e përurimit të pllakës në Prelluzhë, e cila daton në vitin 2003. Në këto imazhe, vërehet dëmtimi i strukturës së objektit përreth, një dëshmi e qartë e kohës së kaluar.

Gjithashtu, në fotografitë e ceremonisë shfaqet një pemë, ndërsa në imazhet e publikuara nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes duket një tendë metalike. Kjo situatë ka ngritur diskutime për vërtetësinë e akuzave ndaj Idrizit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *