Një zyrtar policor në Prizren është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se, jashtë detyrës zyrtare, ka shkaktuar një aksident fatal duke goditur me automjetin e tij privat një këmbësor të moshuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në rrugën “Ismajl Kryeziu”, ku viktima humbi jetën. Hetimet e para sugjerojnë se zyrtari nuk e ka përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës, çka rezultoi në aksidentin tragjik.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) së bashku me njësitë policore dhe prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë dalë në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme. I dyshuari është akuzuar për veprën penale të “rrezikimit të trafikut publik”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për IndeksOnline se viktima është një burrë i moshuar, por mosha e saktë ende nuk është përcaktuar.

Leave a Reply