Policia e Fushë Kosovës, nën udhëzimet e prokurorisë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur vendndodhjen e një të dyshuari.
Bëhet fjalë për Kushtrim Beqirajn, person i cili kërkohet për “Vjedhje të rëndë”. Për të lehtësuar identifikimin, policia ka publikuar fotografinë e tij.
Qytetarët që kanë informacion mbi vendndodhjen e Beqirajt janë të ftuar të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose në adresën elektronike [email protected]. Policia siguron se të gjitha të dhënat e siguruara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, duke garantuar mbrojtjen e identitetit të personave që ndihmojnë.

Leave a Reply