Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in, ka realizuar një ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”.
Ky aktivitet synonte testimin dhe zbatimin e procedurave standarde të operimit dhe forcimin e mënyrave të koordinuara të reagimit. Qëllimi ishte rritja e gatishmërisë operacionale dhe sigurimi i një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.
Sipas Policisë së Kosovës, këto angazhime të përbashkëta tregojnë nivelin e lartë të profesionalizmit dhe koordinimit ndërmjet dy institucioneve, duke kontribuar në një mjedis më të sigurt dhe stabil për qytetarët. Policia ka theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe kontributit të partnerëve të saj, duke vlerësuar këto aktivitete si thelbësore për avancimin profesional të institucionit.

Leave a Reply