Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë stërvitje në veri

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR-in, ka kryer sot një ushtrim të quajtur “ALAMO” në pjesën veriore të Kosovës.

Qëllimi i këtij ushtrimi ishte të përmirësohej koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, duke synuar një reagim të shpejtë dhe profesional në situata që kërkojnë garantimin e sigurisë. Në ushtrim morën pjesë njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij aktiviteti, u testuan koha e reagimit, pajisjet dhe aftësitë e komunikimit, duke aplikuar taktika të reja për njësitë përkatëse policore. Ushtrimi përfundoi me sukses rreth orës 11:30.

Në një deklaratë të Policisë së Kosovës, u theksua se të dy institucionet, Policia dhe KFOR-i, mbeten të përkushtuara për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *