Policia e Kosovës dhe Sllovenisë forcojnë bashkëpunimin sindikal

Sot është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK) dhe Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje.

Kjo marrëveshje synon të forcojë lidhjet sindikale dhe të avancojë zhvillimin profesional të policëve në të dyja vendet. Ky dokument u firmos nga kryetari i SPK-së, Avdi Hoti, dhe presidentja e OPS Podravje, Anita Arzenšek.

Ajo vendos bazat për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të barabartë mes dy organizatave. Sipas SPK-së, kjo është një arritje historike për sindikalizmin policor në Kosovë, që e pozicionon më fuqishëm në rrjetin evropian të sindikatave policore.

Marrëveshja nxit shkëmbimin e përvojave profesionale, organizimin e aktiviteteve dhe trajnimeve të përbashkëta për përmirësimin e mirëqenies së punonjësve. Gjatë një vizite zyrtare në Pejë, përfaqësuesit e sindikatave diskutuan planet për aktivitete të përbashkëta në vitin e ardhshëm, duke përfshirë vizita në institucione kulturore.

SPK thekson rëndësinë e këtij bashkëpunimi për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të policëve në nivel ndërkombëtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *