Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve për festime paqësore

Në prag të festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për të parandaluar dhunën dhe për të festuar me përgjegjësi.

Mesazhi i tyre “Festo me zemër, jo me dhunë” fokusohet në shmangien e dhunës, sidomos asaj në familje, gjatë kësaj periudhe festive. Policia thekson rëndësinë e festave si momente të gëzimit dhe bashkimit familjar, duke inkurajuar qytetarët që t’i përmbyllin vitin me mirëkuptim dhe paqe.

Thirrja vjen pas disa incidenteve të dhunës familjare, të raportuara së fundmi. Në Rahovec, një person u arrestua pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten, ndërsa në Partesh një tjetër u ndalua pasi tentoi të sulmonte fizikisht gruan e tij nën ndikimin e alkoolit.

Një përleshje fizike mes dy grave ndodhi në një qendër për strehimin e viktimave në Lipjan. Të gjitha këto raste janë në procedim ligjor.

Policia fton qytetarët të raportojnë çdo rast dhune tek autoritetet përkatëse, duke siguruar se janë të angazhuar për parandalimin dhe trajtimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *