Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Leposaviq, i cili dyshohet për plagosjen dhe rrëmbimin e një qytetari të Kosovës, Milan Vukashinoviq.
Arrestimi u realizua me dyshimet për “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “rrëmbim”, ngjarje që supozohet të kenë ndodhur më 1 nëntor. Gjatë kontrolleve në banesën e të dyshuarit, u konfiskuan disa prova, përfshirë armë, municion dhe pajisje elektronike.
Policia sekuestroi gjithashtu nëntë telefona celularë, një laptop dhe një pushkë gjuetie me municion. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se arrestimi u bë në kuadër të një operacioni të përbashkët me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
Vukashinoviq dyshohet se u rrëmbye në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit, dhe më pas u dërgua në spital në Serbi. Familja e Vukashinoviqit ka ngritur padi në Serbi kundër individëve të dyshuar si pjesëtarë të forcave serbe, përfshirë Millan Radoiçiqin.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka theksuar se sulmi ndaj Vukashinoviqit ndodhi për shkak të kundërshtimit të tij ndaj politikave serbe.

Leave a Reply