Prishtina ka përmirësuar masat e sigurisë rrugore duke instaluar 24 kamera me njohje automatike të targave, 6 multisensor dhe një kamerë rrotulluese në nëntë pika kyçe të qytetit.
Këto pajisje monitorojnë lëvizjet e automjeteve dhe dërgojnë gjobat për shkelësit e trafikut direkt në adresat e tyre. Sipas Policisë së Kosovës, kjo iniciativë pritet të ndikojë pozitivisht në uljen e aksidenteve rrugore.
Kamerat janë vendosur në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, duke mundësuar identifikimin në kohë reale të kundërvajtjeve si tejkalimi i shpejtësisë, mosrespektimi i semaforëve dhe ndalimi në vende të palejuara. Sipas ish-zv/ministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, praktika është e bazuar në standarde ndërkombëtare dhe mund të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë rrugore.
Ky projekt është pjesë e një strategjie të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të Kryeqytetit, duke synuar forcimin e sigurisë publike dhe menaxhimin e integruar të trafikut urban.

Leave a Reply