Policia e Prishtinës kap të kërkuarin nga Gjermania për vrasje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një individ të dyshuar për “vrasje në tentativë”, i cili kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë me një urdhërarrest ndërkombëtar.

Arrestimi u realizua të hënën në mbrëmje nga ekipi FAST i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP). Sipas deklaratës së policisë, ngjarja ndodhi më 19 janar 2026, rreth orës 20:00, kur zyrtarët policorë arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë personin në fjalë.

Pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në ndalim për 48 orë me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndërsa pritet të ndiqen procedurat e mëtejshme ligjore në përputhje me ligjet në fuqi. Autoritetet e Kosovës nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme rreth identitetit të të dyshuarit apo vendndodhjes së saktë të arrestimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *