Policia gjen armë në shtëpinë e të dyshuarit për plagosje

Një vajzë 17-vjeçare, E.V., u plagos në qytetin e Vushtrrisë mbrëmjen e djeshme, në një incident që dyshohet se nuk e kishte atë si shënjestër kryesore.

Policia ka klasifikuar ngjarjen si tentativë për vrasje të rëndë dhe ka bërë të ditur se incidenti ndodhi rreth orës 20:15 në rrugën “Ferat Novolani”. Sipas raportit të policisë, një person i dyshuar ka qëlluar dy herë drejt një burri dhe familjes së tij, duke lënë të plagosur në krah vajzën e mitur, mbesën e tij.

Pas incidentit, viktima u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor dhe mjekët raportojnë se ajo është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është larguar pas ngjarjes dhe është në kërkim nga policia.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë dhe 14 fishekë. Hetimet vazhdojnë për të kapur autorin e dyshuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *