Policia heton drogën e gjetur në bodrum në Mitrovicë

Një sasi e konsiderueshme marihuane është zbuluar në Mitrovicë të dielën, pas një njoftimi të bërë nga një qytetar anonim.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shkuar në rrugën “Agim Ramadani”, pranë Qendrës së regjistrimit të automjeteve, ku u raportua për një qese të dyshimtë në bodrumin e një ndërtese banimi. Policia, gjatë kontrollit në bodrum, ka gjetur një qese të madhe që përmbante edhe katër qese më të vogla, të mbushura me substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Njësia e hetimeve dhe krim-teknika kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë sekuestruar provat materiale. Pas matjes, u konstatua se sasia e substancës së dyshuar ishte 54.5 gram.

Lidhur me rastin, Prokurori kujdestar është informuar dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotropike dhe analoge”. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa personi i dyshuar ende nuk është identifikuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *