Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur të enjten në qytetin e Gjilanit, ku një burrë kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Autoritetet kanë marrë menjëherë njoftimin dhe njësitet policore së bashku me ekipin mjekësor kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku kanë konfirmuar vdekjen e tij. Policia njofton se, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u kryer obduksioni.
Gjithashtu, janë sekuestruar të gjitha provat materiale që mund të ndihmojnë në procesin hetimor. Aktualisht, organet përkatëse po punojnë për të zbuluar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast.
Hetimet janë në zhvillim e sipër, me qëllim që të sqarohen të gjitha detajet e ngjarjes.

Leave a Reply