Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një incident ka ndodhur të mërkurën mbrëma midis dy kandidatëve për Kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe Sylejman Meholli.
Ngjarja u zhvillua në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë, rreth orës 17:30, kur policia mori informacionin për një kërcënim të mundshëm. Pas mbërritjes në vendngjarje, autoritetet filluan hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet pas kësaj ngjarjeje.
Sipas raportimeve të mëparshme, Meholli kishte përdorur gjuhë fyese ndaj Idrizit, duke e quajtur pis dhe qen, dhe e kishte kërcënuar me fjalët: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!”
Në lidhje me këto pretendime, Meholli ka reaguar duke theksuar se do të kundërpërgjigjet me padi ndaj asaj që e cilëson si shpifje dhe trillime. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur të plotë këtë çështje.

Leave a Reply