Policia kërkon kujdes në rrugët e ngrira dhe pajisje dimërore

Gjatë ditëve të fundit, temperaturat e ulëta kanë shkaktuar sfida për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët në Kosovë, veçanërisht në rajonet malore dhe rrugët dytësore që janë prekur më shumë nga ngricat.

Megjithatë, rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të kalueshme. Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të pajisjeve dimërore.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të respektojnë distancën mes automjeteve. Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka paralajmëruar për rrezikun e akullit të zi, i cili formon një shtresë të rrëshqitshme në rrugë.

Ai ka theksuar se pjesëmarrësit në trafik duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Gjatë 24 orëve të fundit, raportohen pesë aksidente trafiku me dëme materiale, ndërsa temperaturat e ulëta pritet të vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *