Policia e Kosovës ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët për të identifikuar dy individë të dyshuar për një vjedhje në Shtime, në rrugën “Tahir Sinani”.
Ngjarja ka ndodhur më 4 korrik në një qendër tregtare në këtë komunë. Autoritetet e rendit nuk kanë arritur ende të identifikojnë personat e përfshirë në incident dhe për këtë arsye kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve.
Policia Rajonale e Ferizajt inkurajon të gjithë ata që kanë ndonjë informacion për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarve, të kontaktojnë menjëherë. Informacioni mund të dërgohet në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose duke telefonuar në numrat e urgjencës 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm për zgjidhjen e këtij rasti.

Leave a Reply