Një incident ka ndodhur në Bivolak të Vushtrrisë, ku një person ka shtënë disa herë me armë zjarri në ajër dhe është larguar me makinë në drejtim të panjohur.
Ngjarja është raportuar nga një qytetar, i cili ndodhej në shtëpinë e një miku kur ndodhi incidenti. Policia e Kosovës ka njoftuar se pas incidentit, prokurori ka urdhëruar kontroll në banesën e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 14 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilët do të përdoren si prova materiale në hetim. Megjithatë, i dyshuari ende nuk është identifikuar dhe mbetet në kërkim.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të dyshuarin. Policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar nga ky incident.

Leave a Reply