Një incident me armë zjarri ka ndodhur në afërsi të aeroportit të Rinasit, këtë të martë pasdite, duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur.
Ngjarja u zhvillua në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve, ku një automjet luksoz, tip “Benz” me targa AB 099 UO, u qëllua me breshëri plumbash. Viktima e dyshuar është Gilmando Dani, por konfirmimi i identitetit të tij pritet nga autoritetet.
Autorët e krimit u larguan menjëherë në drejtim të Fushë-Krujës. Policia ka ngritur pika kontrolli në aksin Tiranë–Fushë-Krujë për të zbuluar autorët.
Burimet zyrtare sqarojnë se ngjarja nuk është e lidhur me sigurinë e aeroportit ose Policinë Kufitare. Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar motivet dhe për të identifikuar plotësisht përgjegjësit.

Leave a Reply