Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati për rizgjedhje, Ferit Idrizi, është bërë objekt i një kërcënimi nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të njëjtën pozitë, Sylejman Meholli.
Incidenti ndodhi si pasojë e një debati të organizuar nga Jeta Xharra në Prishtinë. Sipas burimeve të Veriu.info, Meholli e ofendoi Idrizin me fjalë fyese dhe e kërcënoi duke thënë: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!” Pas këtij incidenti, Idrizi, i shoqëruar nga dy dëshmitarë, ku njëri prej tyre është gazetar i Kallxo.com, u nis për të dhënë deklaratën e tij në polici.
Ky incident ka ngritur shqetësime për klimën politike në zonë, veçanërisht në prag të zgjedhjeve komunale.

Leave a Reply