Gazetari i njohur nga Kosova, Enver Robelli, ka ngritur shqetësime në lidhje me një incident në Mitrovicën e Veriut, ku Policia e Kosovës ka hequr një baner me përmbajtje fetare ortodokse.
Robelli ka vënë në dukje se Serbia po e shfrytëzon këtë ngjarje për të krijuar një perceptim të gabuar të situatës, duke e paraqitur atë si konflikt fetar. Duke shtruar pyetje për autoritetet kosovare, Robelli kërkon sqarime nëse vigjilenca e njëjtë zbatohet edhe për banerët e vendosur nga shqiptarët nëpër ndërtesa, veçanërisht në qendrat urbane si Prishtina.
Ai pyet nëse janë marrë leje për këto veprime dhe nëse ka pëlqim nga autoritetet përkatëse. Gjithashtu, Robelli shtron çështjen e monumenteve dhe bustet e vendosura në hapësira publike në Kosovë, duke pyetur nëse për to ka procedura të rregullta për ndarjen e lejeve.

Leave a Reply