Policia zbulon uniforma serbe dhe predha antitank në Jarinjë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë një patrullimi në fshatin Donje Jarinje, njësitë policore kanë zbuluar uniforma ushtarake dhe xhaketa me simbole të ushtrisë serbe, si dhe një predhë antitank.

Në një deklaratë, Sveçla shprehu përkushtimin për të luftuar elementet kriminale dhe terroriste që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Ai theksoi se puna për çrrënjosjen e këtyre kërcënimeve do të vazhdojë pa ndërprerje.

Gjithashtu, ai siguroi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për ruajtjen e ligjit dhe sigurisë, si dhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Çdo veprim që rrezikon sigurinë e qytetarëve do të adresohen me seriozitet dhe profesionalizëm.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, të siguruara nga KosovaNews, do të publikohen së shpejti. Ndërkohë, hetimet mbi këtë rast janë në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *