Portieri i Kosovës njofton largimin nga Hatayspori

Portieri kosovar Visar Bekaj ka përfunduar bashkëpunimin me Hataysporin, skuadrën që luan në Kategorinë e Dytë të Turqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti 28-vjeçar nga Prishtina, përmes një postimi në rrjetet sociale. Bekaj, i cili kishte një kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ka arritur një marrëveshje për ndërprerjen e saj me klubin turk.

Në njoftimin e tij, ai shprehu mirënjohjen për kohën e kaluar te Hatayspori, duke falënderuar tifozët dhe stafin teknik për mbështetjen e tyre. Në të kaluarën, Bekaj ka qenë pjesë e klubeve si Ramiz Sadiku, Prishtina dhe Tirana.

Që nga viti 2020, ai është bërë pjesë e rregullt e ekipit kombëtar të Kosovës si portier i tretë. I uroi klubit turk gjithë të mirat për të ardhmen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *