Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, Nisma Socialdemokrate ka fituar rreth 1.7% të votave.
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka komentuar për FrontOnline, duke theksuar se mbështetësit e Nismës duket se janë orientuar drejt Partisë Demokratike të Kosovës dhe formacioneve të tjera politike. Sipas tij, kjo prirje ka ndikuar në performancën e dobët të Nismës në këto zgjedhje dhe ka përcaktuar drejtimin e ardhshëm të saj në skenën politike.
Pozhari shprehet se elektorati ka bërë tashmë zgjedhjen e tij, duke ndikuar në rrugëtimin politik të partisë.

Leave a Reply