Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka bërë një reagim ironik lidhur me gjendjen politike aktuale në vend, duke vënë në pah dallimin mes idealistëve dhe oportunistëve që janë në pushtet.
Në një postim në Facebook, Pozhari theksoi se idealistët shpesh janë ata që vuajnë, ndërsa oportunistët përfitojnë nga situatat. Ai ilustroi këtë me një shembull konkret, duke thënë se “Unë ha të shajtme në Facebook, ndërsa Martin Berishaj fiton tendera!”
Pozhari gjithashtu theksoi se idealizmi është më shumë sesa një zgjedhje; është një bindje e thellë dhe një mënyrë e të jetuarit.
Sipas tij, idealizmi është një formë e pashërueshme e të qenit që nuk mund të ndryshohet lehtë. Në përfundim, ai e përshkroi oportunizmin si një aftësi për të bërë “gjimnastikë”, duke nënkuptuar aftësinë për t’u përshtatur dhe përfituar në çdo situatë.

Leave a Reply