Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ndodhet përballë një sfide të madhe pas rezultateve të fundit të dobëta.
Liverpool ka arritur vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa humbja 0:3 ndaj Crystal Palace në Kupën e Ligës ka shtuar presionin mbi trajnerin holandez. Skuadra ka pësuar katër humbje radhazi në Premier League, duke e vështirësuar situatën për Slot.
Tri ndeshjet e ardhshme, të cilat përfshijnë përballjet me Aston Villa, Manchester City dhe Real Madrid, pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në “Anfield”. Nëse Slot nuk arrin të ndryshojë rrjedhën e rezultateve, ai mund të përballet me rreziqet e largimit nga drejtimi i klubit anglez.
Një përmbysje e menjëhershme është e nevojshme për të siguruar pozicionin e tij në ekip.

Leave a Reply