Policia ka arrestuar Mehdi Krasniqin, i cili akuzohet për ndihmë dhe strehim të Driton Bekteshit, i cili më 28 korrik në Stanovc i Ulët – Vushtrri plagosi me armë zjarri djalin e tij. Pas incidentit, Bekteshi u largua drejt Prishtinës dhe mbetet ende në arrati. Operacionet policore u zhvilluan në Breznicë të Obiliqit dhe Fushë Kosovë, ku Krasniqi u arrestua. Ai është ndaluar për 48 orë për akuzën “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ndërsa hetimet për kapjen e Bekteshit vazhdojnë.

Leave a Reply