Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz, ku u theksua rëndësia e marrëdhënieve të forta mes dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit strategjik.
Diskutimet u përqendruan në përmirësimin e partneritetit ekonomiko-tregtar, investimeve dhe sigurisë. Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Turqisë si partner kyç dhe u shpreh për vazhdimësinë e bashkëpunimit në fusha si ekonomia, bujqësia dhe infrastruktura.
Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e Turqisë për njohjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në takim u theksua edhe rëndësia e dialogut për paqen në rajon, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit rajonal dhe konflikteve ndërkombëtare, si ai Rusi-Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për kontributin e Turqisë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në angazhimet e Presidentit Erdogan për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Leave a Reply