Presidenti bullgar: Serbia aspiron territore në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka bërë thirrje për një vëmendje më të madhe nga institucionet evropiane lidhur me projektin ‘Bota Serbe’, të cilin ai e cilëson si një vazhdimësi të projektit ‘Serbia e Madhe’.

Ai theksoi rëndësinë e angazhimit më serioz të Bashkimit Evropian ndaj kësaj çështjeje, duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor si një zonë kritike për sigurinë. Në një intervistë për agjencinë bullgare BGNES, Radev shpjegoi se projekti ‘Bota Serbe’ synon të zgjerojë ndikimin e Serbisë mbi territoret fqinje, përfshirë Bosnjën, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai vuri në dukje se Kisha Ortodokse Serbe luan një rol të rëndësishëm në këtë strategji. Presidenti bullgar përsëriti se është koha që BE-ja të marrë masa më të forta për të adresuar këto shqetësime të sigurisë, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Bullgari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *