Presidenti i Bashkimit: Autobusi me Arpagjikët mbetet i bllokuar

Kryetari i Klubit të Basketbollit Bashkimit, Kushtrim Kabashi, ka reaguar pas incidentit që ndodhi me tifozët e grupit “Arpagjik’t” në Malin e Zi.

Në një intervistë për emisionin “Adresa” në Kanal10, Kabashi konfirmoi se një tifoz është arrestuar dhe dënuar pasi shkroi një grafit me shkrimin UÇK. Autoritetet malazeze po mbajnë ende të ndaluar autobusin me tifozët, edhe pse vetëm njëri prej tyre është dënuar, tha Kabashi.

Ai shtoi se ambasada e Kosovës në Malin e Zi po ndërmerr hapa për të siguruar kthimin e shpejtë të tifozëve në Kosovë. Incidenti ndodhi ndërsa tifozët po ktheheshin nga Italia, ku kishin shkuar për të mbështetur ekipin e Bashkimit në një ndeshje të FIBA Europe Cup.

Ky rast ka tërhequr vëmendje për shkak të veprimit të tifozit dhe ndalimit të mëtejshëm të grupit në Malin e Zi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *