Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa ka nisur një fushatë të madhe kundër korrupsionit, duke filluar nga rrethi i tij familjar.
Ai ka urdhëruar mbylljen e zyrës së vëllait të tij, Jamal, dhe ka kërkuar që zyrtarët publikë me makina luksoze të dorëzojnë çelësat ose të përballen me hetime për pasuri të pajustifikuar. Në fund të gushtit, gjatë një takimi në Idlib, ish-qendra e tij e pushtetit, Sharaa ironizoi ata që mbërritën me automjete të shtrenjta, duke thënë se nuk e kishte kuptuar që pagat shtetërore ishin aq të larta.
Pas kësaj, ai mblodhi familjen e tij, përfshirë babain e tij 79-vjeçar, duke i këshilluar të mos shfrytëzojnë emrin e familjes për përfitime personale. Ministria siriane e Informacionit konfirmoi mbylljen e zyrës së Jamal al-Sharaa, duke theksuar se ajo nuk ka asnjë rol zyrtar dhe nuk i lejohet të merret me aktivitete tregtare.

Leave a Reply