Presidentja do të vlerësojë alternativat në mungesë të VV-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka diskutuar në emisionin Pressing në T7 rreth formimit të qeverisë së re pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më shumë deputetë, duhet të marrë fillimisht mandatin për formimin e qeverisë. Krasniqi ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës, bazuar në vendimet e mëparshme, i jep të drejtën e përpjekjes së parë për formimin e qeverisë partisë me numrin më të madh të deputetëve.

Nëse Vetëvendosje nuk arrin të sigurojë mbështetje për 61 vota, atëherë i mbetet presidentes të vendosë për hapat e mëtejshëm. Memli Krasniqi ka shprehur obligimin e tij për të tentuar formimin e qeverisë nëse Partia Demokratike e Kosovës merr mandatin si partia e dytë.

Megjithatë, ai ka shprehur skepticizëm mbi mundësinë e bashkëpunimit me ish-opozitën, duke nënvizuar se një qeveri e re, edhe me numra të dobët, do të kishte bërë më shumë progres në një periudhë të shkurtër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *