Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri 2026.
Ajo ka theksuar se Kosova ka bërë përparime të dukshme vitin që lamë pas, duke vepruar me vendosmëri, vlera dhe unitet. Në mesazhin e saj, Osmani vlerësoi se megjithëse ishte një vit i vështirë, Kosova ka mbrojtur fort rendin kushtetues dhe interesat e saj në arenën ndërkombëtare.
Ajo përmendi sfidat e vonesave në formimin e institucioneve, por gjithashtu theksoi se këto sfida kanë kontribuar në forcimin dhe përgatitjen më të mirë të vendit për të ardhmen. Viti i ri, sipas saj, sjell përgjegjësi të reja dhe qëllime të qarta për një Kosovë më të sigurt dhe të zhvilluar.
Osmani premtoi se do të vazhdohet me përkushtim për të forcuar shtetin e së drejtës dhe për të avancuar pozicionin ndërkombëtar të vendit. Në përfundim, Presidentja uroi që viti 2026 të jetë i mbushur me bashkëpunim, përgjegjësi dhe sukses për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply