Presidentja Osmani do të takohet me liderët e partive nesër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka organizuar një takim me liderët e partive politike të premten në mesditë, me qëllim diskutimin e formimit të qeverisë së re, e cila ende nuk është konstituuar, ndonëse kanë kaluar nëntë muaj nga zgjedhjet.

Ky takim do të mbahet në sallën C301 të Ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku zakonisht mblidhet kryesia e Kuvendit, dhe është planifikuar të fillojë në orën 12:00. Ftesa për këtë takim konsultativ vjen pasi përpjekja e parë për formimin e qeverisë nga Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, dështoi.

Kurti nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend të dielën e kaluar për të formuar qeverinë. Në përputhje me Kushtetutën, Osmani ka një afat prej 10 ditësh për të caktuar një mandatar të ri, pas dështimit të kandidatit të parë, për t’u përpjekur sërish për formimin e qeverisë së re.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *