Presidentja Osmani e vetmja që mbështet qeverinë “Konjufca 1”

Afati për prezantimin e kabinetit të ri qeveritar nga mandatari Glauk Konjufca po afron, me datën 19 nëntor si kufi i fundit.

Megjithatë, Vetëvendosje ende nuk ka thirrur seancën e jashtëzakonshme për formimin e qeverisë. Shumë parti politike në Kosovë, përfshirë edhe PDK-në e LDK-në, shprehin skepticizëm për krijimin e një qeverie të re nën drejtimin e Konjufcës.

Kryetari i përkohshëm i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për vendin, duke theksuar se vonesat institucionale pengojnë përparimin. Deputeti i LDK-së, Paris Guri, sugjeron se propozimi i Konjufcës është bërë për të shtyrë zgjedhjet, pasi VV-ja nuk ka mbështetjen e nevojshme për të formuar qeverinë.

Ai vëren se Konjufca nuk ka ofruar marrëveshje bashkëpunimi me partitë tjera. Pavarësisht kësaj, presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Konjufcën më 4 nëntor, duke vlerësuar se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Sidoqoftë, partitë tjera kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *