Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive dhe mbrojtjes së së vërtetës për të arritur drejtësi.
Gjatë një ekspozite të organizuar nga Presidenca, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, u përkujtuan të gjithë ata që humbën jetën apo vuajtën gjatë luftës. Osmani vuri në dukje se çdo prind, fëmijë dhe i mbijetuar i luftës përjeton ende dhimbje të thellë, duke nënvizuar detyrimin për të kërkuar drejtësi dhe për të ruajtur të vërtetën.
Ekspozita, e titulluar “E vërteta, kujtesa, drejtësia”, rikujtoi përkushtimin e përbashkët për të mos harruar dhe për të kërkuar drejtësi pa ndërprerje.

Leave a Reply