Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zulqar Nain, i cili ka dorëzuar letrat kredenciale.
Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bangladeshit në skenën ndërkombëtare. Ajo kujtoi takimin e saj me Kryeministrin e Bangladeshit, Muhammad Yunus, në New York gjatë Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së, ku u diskutua për forcimin e lidhjeve bilaterale bazuar në miqësi dhe bashkëpunim.
Sipas zyrës për informim të Presidencës, ambasadori Nain shprehu dëshirën e Bangladeshit për të forcuar marrëdhëniet diplomatike dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me Kosovën. Ai përcolli urimet e ngrohta të qeverisë së Bangladeshit për popullin e Kosovës, duke theksuar se marrëdhëniet midis dy vendeve do të thellohen në të ardhmen.

Leave a Reply