Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur nga Riadi se Siria ka njohur Pavarësinë e Kosovës, duke e vlerësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm dhe shenjë e sakrificës së përbashkët ndërmjet dy popujve.
Ajo ka shprehur mirënjohje ndaj Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, për mbështetjen dhënë në këtë proces. Gjatë një deklarate, Osmani ka falënderuar presidentin sirian, Ahmed al Sharaa, për vendimin e njohjes dhe përkrahjen ndaj Kosovës.
Ajo ka theksuar se ky është një hap që forcon marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve që kanë përjetuar vuajtje të mëdha nga luftërat. Presidentja Osmani ka theksuar edhe rëndësinë e pjesëmarrjes së saj në samitin në Riad, ku pati mundësinë të diskutojë për investimet dhe bashkëpunimin me udhëheqësit e Arabisë Saudite.
Ajo ka premtuar se në muajt e ardhshëm do të ketë lajme të tjera pozitive për Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke siguruar se do të vazhdojë të punojë për të forcuar pozitën e vendit ndërkombëtarisht.

Leave a Reply