Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një urim të përzemërt Kenias me rastin e Ditës së Pavarësisë së këtij vendi.
Ajo ka theksuar se njohja e Kosovës nga Kenia ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas Osmanit, ky vit është domethënës për lidhjet dypalëshe, të cilat janë themeluar mbi respektin dhe vlerat e përbashkëta.
Në mesazhin e saj, Osmani ka vlerësuar arritjet e Kenias dhe ka shprehur dëshirën që miqësia dhe partneriteti mes dy popujve të forcohet më tej. Ajo ka theksuar guximin dhe lidershipin e Kenias, duke uruar që të dyja vendet të përparojnë së bashku në të ardhmen.
Kujtojmë se Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës në muajin mars të këtij viti, një akt që është pritur me mirënjohje nga populli i Kosovës.

Leave a Reply