Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në shërbim të vendit.
Në Ditën e Forcës, ajo i ka cilësuar ata si gardianë të paqes dhe mbrojtës të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se ndërtimi dhe forcimi i ushtrisë janë ndër prioritetet kryesore strategjike të Kosovës.
Ajo nënvizoi se FSK-ja është në rrugën e zhvillimit dhe modernizimit, duke ndjekur standardet e NATO-s. Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme, janë planifikuar ceremoni zyrtare ku do të marrin pjesë autoritetet shtetërore, përfaqësues të trupit diplomatik dhe komanda e FSK-së.
Presidentja e përfundoi mesazhin e saj me një homazh për heronjtë dhe dëshmorët që kanë kontribuar në ngritjen e ushtrisë së Kosovës.

Leave a Reply