Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në konferencën Berlin Global Dialogue, duke ndarë përmes një postimi në Facebook përvojat dhe përfitimet e këtij angazhimi.
Në postimin e saj, Osmani theksoi rëndësinë e takimeve dhe diskutimeve të zhvilluara gjatë kësaj ngjarjeje, të cilat kontribuojnë në afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. “Ishte një kënaqësi e veçantë të rikthehesha këtë vit në Berlin Global Dialogue, ku mora pjesë në një sërë aktivitetesh të mbushura me diskutime frymëzuese, takime të dobishme dhe krijimin e partneriteteve të reja – të gjitha me synimin e përbashkët për të afruar Kosovën më pranë BE-së,” u shpreh Presidentja.
Berlin Global Dialogue shërben si një platformë që mbledh së bashku përfaqësues nga politika dhe biznesi, për të diskutuar rreth zgjidhjeve në politikëbërje që ndikojnë pozitivisht tek qytetarët, ekonomia dhe e ardhmja.

Leave a Reply