Presidentja Osmani takohet me kreun e TİKA-s, diskuton partneritetin strategjik me Turqinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren, ku është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fusha të ndryshme.

Osmani shprehu falënderime për ndihmën e TİKA-s në zhvillimin e vendit gjatë mbi dy dekadave të fundit, duke veçuar ndikimin pozitiv në infrastrukturën kulturore, arsimin dhe shëndetësinë. Gjatë bisedës, Osmani vlerësoi Turqinë si një partnere strategjike dhe mike të qëndrueshme të Kosovës, duke theksuar rolin e saj përkrahës në çdo fazë, që nga periudha pas luftës.

Ajo nënvizoi rëndësinë e miqësisë së ndërtuar mbi respekt dhe vlera të përbashkëta. Presidentja përgëzoi Eren për emërimin e tij dhe shprehu dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin dypalësh.

Ajo gjithashtu falënderoi TİKA-n për kontributet e saj pas luftës, veçanërisht në restaurimin e objekteve historike dhe ndihmën për komunitetet në nevojë, duke përfshirë fëmijët pa përkujdes prindëror dhe grupet e margjinalizuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *