Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me ambasadorin William Walker në kuadër të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani shprehu vlerësimin e saj për rolin e ambasadorit Walker, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe që ndihmoi në zbardhjen e të vërtetës gjatë një periudhe të vështirë për Kosovën. Ajo theksoi se zëri i Walker shndërroi dhimbjen e popullit në një kërkesë të fuqishme për drejtësi.
Presidentja gjithashtu theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës mbi ngjarjet e Reçakut, duke e cilësuar si një obligim që duhet të mbahet në mend gjithmonë. Ndërkohë, mirënjohja për kontributin e Walker mbetet e përhershme në zemrat e kosovarëve.

Leave a Reply