Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Gjatë bisedës, u trajtuan çështjet më të fundit politike në vend, ku Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u realizuan në mënyrë të qetë dhe demokratike, dhe kalimi i pushtetit u bë paqësisht. Osmani shprehu shqetësimin për vazhdimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat i konsideron të padrejta dhe të pashpjegueshme, duke kërkuar mbështetjen e Terras për heqjen e tyre.
Ajo nënvizoi se këto masa dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në proceset integruese, pavarësisht përpjekjeve të Kosovës për të përmbushur kërkesat e partnerëve evropianë. Presidentja kërkoi që kërkesa për anëtarësim në BE të përparojë bazuar në merita dhe theksoi se heqja e masave do të ishte një sinjal pozitiv për qytetarët, duke nënvizuar arritjet e Kosovës në fusha të ndryshme sipas institucioneve ndërkombëtare.

Leave a Reply