Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur partitë parlamentare në një takim për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Takimi është planifikuar të zhvillohet më 20 nëntor 2025, në orën 10:30. Klan Kosova ka mësuar se në ftesën drejtuar partive, theksohet rëndësia e një konsultimi të përbashkët për përcaktimin e datës së këtyre zgjedhjeve.
Ky hap është ndërmarrë pas dështimit të Glauk Konjufcës, i cili ishte mandatuar nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e qeverisë, për të siguruar votat e nevojshme gjatë seancës së fundit parlamentare. Me këtë zhvillim të fundit, pritet që partitë të diskutojnë dhe të arrijnë një marrëveshje për hapat e ardhshëm në funksion të procesit demokratik në vend.

Leave a Reply