Presidentja Osmani viziton Durrësin për Samitin Bërdo-Brioni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në Durrës nga homologu i saj shqiptar, Bajram Begaj, për të marrë pjesë në Samitin rajonal të Bërdo-Brionit.

Ky takim është organizuar për të diskutuar rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon. Në samit marrin pjesë edhe figura të tjera të rëndësishme, përfshirë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, atë të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, si dhe presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova.

Një temë kryesore e diskutimit është Paketa e Rritjes së BE-së për rajonin, e cila përfshin një investim prej 6 miliardë eurosh, miratuar në vitin 2023. Deri më tani, vetëm Kosova dhe Bosnja nuk kanë përfituar nga kjo paketë financiare.

Samiti synon të adresojë sfidat dhe mundësitë për integrimin europian të rajonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *