Presidentja Osmani viziton “Handikos” në Ferizaj për mbështetje sociale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri një vizitë në qendrën “Handikos” në Ferizaj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Gjatë vizitës së saj, Osmani vlerësoi punën dhe përkushtimin e stafit dhe anëtarëve të kësaj qendre. Ajo theksoi rëndësinë e “Handikos” si një qendër komunitare ku njerëz me zemra të mëdha punojnë për të promovuar të drejtat, barazinë dhe gjithëpërfshirjen.

Presidentja shprehu admirimin e saj për personat që, përballë sfidave, ndërtojnë ura dhe vazhdojnë përpara me besim, duke na mësuar kuptimin e vërtetë të guximit. Ajo nënvizoi se vlerat e një shoqërie maten nga mënyra se si i trajtojmë ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje, duke shprehur respekt për personat me nevoja të veçanta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *