Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një vizitë në klubin e futbollit Drita në Gjilan, një skuadër e cila ka arritur suksese të mëdha në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Drita, kampione aktuale e Superligës së Kosovës, këtë sezon po merr pjesë edhe në Conference League dhe ka shanse të mira për të kaluar në fazën “play off”. Gjatë vizitës, Osmani ka përgëzuar klubin për arritjet e tyre, duke theksuar krenarinë që ndjen populli për performancat e tyre në garat evropiane.
“Vizituam klubin Drita dhe i përgëzova për sukseset e tyre,” ka deklaruar ajo. Në anën tjetër, klubi Drita ka vlerësuar vizitën e Presidentes Osmani dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, si një moment historik dhe burim motivimi për të vazhduar me përkushtim.
Ata kanë shprehur mirënjohjen e tyre për këtë njohje të punës dhe përkushtimit të klubit në zhvillimin e sportit dhe komunitetit lokal.

Leave a Reply