Presidentja Osmani viziton Shkodrën, kryebashkiaku ndan video me muzikë lokale

Kryetari i Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë video nga vizita e presidentes Vjosa Osmani në këtë qytet, duke e cilësuar atë si një figurë të rëndësishme shtetformuese dhe simbol të demokracisë dhe lidershipit femëror në hapësirën shqiptare.

Gjatë takimit të tyre, Beci dhe Osmani biseduan për projekte që synojnë të forcojnë lidhjet mes Shkodrës dhe Kosovës. Në fokus të diskutimeve ishte edhe vizioni i përbashkët për zhvillimin kulturor, turistik dhe ekonomik të dy vendeve.

Beci theksoi se Shkodra ka qenë gjithmonë një portë e hapur për miqtë nga Kosova dhe është një pikë e rëndësishme për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai falënderoi presidenten Osmani për vizitën dhe vlerësimin e saj ndaj Shkodrës, duke përmendur idenë e “dy shteteve, një komb”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *