Presidentja Osmani vlerëson marrëveshjen e paqes Izrael-Hamas

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar arritjen e marrëveshjes së paqes midis Izraelit dhe Hamasit, e cila u bë e njohur nga presidenti amerikan, Donald Trump, pas mesnate.

Ajo e cilëson këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm në përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme, një paqe që ka qenë e shumëpritur. Osmani vlerësoi lidershipin dhe përkushtimin e Trump-it dhe administratës së tij në punën drejt vendosjes së një paqeje të qëndrueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Ajo theksoi rëndësinë e përpjekjeve të ndërmjetësuesve nga Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilët kanë luajtur një rol kyç në realizimin e kësaj marrëveshjeje. Në një postim të saj, Osmani shprehu mirënjohjen ndaj këtyre ndërmjetësuesve për angazhimin e tyre të vazhdueshëm, duke nënvizuar se paqja është urgjente dhe e vonuar për ata që kanë vuajtur për shumë breza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *